Dita e 58 e protestave anti-qeveritare, qytetarët denoncojnë dhunën policore
Pas dhunës së paprecedentë policore para Parlamentit, qytetarët kanë vazhduar protestën e tyre para Kryeministrisë. Ata kanë denoncuar sjelljen brutale të Policisë së Shtetit, teksa kanë akuzuar kryeministrin Rama se ishte ai që e kishte urdhëruar, me qëllimin e vetëm shtypjen e protestës. Oratorët theksuan se nuk do të intimidohen nga asgjë dhe do të protestojnë deri në largimin e qeverisë socialiste. SYRI TV Nga podiumi para Kryeministrisë, disa orë pas protestës para Parlamentit, qytetarët denoncuan dhunën e paprecedentë të ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve. Oratorët akuzuan drejtpërdrejt kryeministrin Rama se ishte ai që kishte urdhëruar këtë dhunë brutale, me qëllimin e vetëm shtypjen e protestës qytetare. Qytetarët theksuan se ata nuk do të dorëzohen dhe nuk do të intimidohen për asnjë lloj...
Burimi:
syri.net