Fenomeni Bad Bunny mbyll turneun botëror të koncerteve, duke vendosur rekord historik
Turneu botëror i Bad Bunny, “DeBÍ TiRAR MáS FOToS”, është mbyllur në Bruksel, duke shënuar një moment historik për muzikën latine. Sipas Billboard, artisti është bërë latino-amerikani i parë që ka gjeneruar mbi 1 miliard dollarë të ardhura nga turnetë koncertale, ndërsa të gjitha performancat e tij janë zhvilluar në gjuhën spanjolle. Ekspertja e muzikës latine, Leila Cobo, vlerëson se ky sukses pasqyron fuqinë në rritje të tregjeve globale të koncerteve dhe popullaritetin gjithnjë e më të madh të muzikës në gjuhën spanjolle. “Bota si një arenë globale e turneve koncertale ka shpërthyer përfundimisht në pesë ose gjashtë vitet e fundit”, është shprehur Cobo, e cila mbulon industrinë e muzikës latine për Billboard prej 25 vitesh. Sipas saj, muzika në gjuhën spanjolle është tregu rajonal...
Burimi:
kultplus.com