Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzoi kërkesën për lirimin e Ervin Matës, i cili u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Me vendimin e datës 21 korrik 2026 Gjykata ka vendosur të mbajë në fuqi arrestin parandalues me qëllim ekstradimi ndaj shtetasit shqiptar Ervin Mata, duke rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për heqjen e masës së arrestit dhe zëvendësimin e saj me masa të tjera shtrënguese. Vendimi mban datën 21 korrik 2026 dhe është marrë nga ministri Alexandre de Moraes, relator i çështjes së ekstradimit nr. 1.925, ku kërkues është Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Sipas dokumentit gjyqësor, Shqipëria kërkon ekstradimin e Ervin Matës për procedim penal për veprat e dyshuara të trafikut të lëndëve narkotike, kryerjes së veprave penale në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të...