Çfarë duhet të lexoni këtë verë? “Living” sjell titujt e rinj që duhet të shoqërojnë pushimet tuaja
Vera është stina kur kemi më shumë kohë për veten dhe një libër cilësor mund të kthehet në shoqëruesin më të mirë të pushimeve. Nga romanet që të mbajnë pezull deri te historitë frymëzuese dhe librat për fëmijë, Botimet “Living” sjell disa prej titujve që premtojnë ta bëjnë këtë verë edhe më të pasur me lexime. Por cilat janë sugjerimet e këtij sezoni dhe pse ia vlen t’i merrni me vete në valixhen e pushimeve? “Kemi ‘Shokët e mi’, kemi ‘Lojëra të Rrezikshme’ nga Colleen Hoover, që të gjithë e njohin. Kemi ‘Të Paftuarat’, një thriller nga një autor mjaft i njohur, të cilin e kemi pasur edhe më parë. Daniel Silva, po ashtu, vjen me titujt e tij”, tha Birxhilda Kolndreu, Bookland. Përtej rekomandimeve...
Burimi:
vizionplus.tv