Çelet në Francë ekspozita “Ikonat e Shqipërisë, Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”

Çelet në Francë ekspozita “Ikonat e Shqipërisë, Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”

Është çelur në Francë ekspozita “Ikonat e Shqipërisë, thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale. “Një nga ngjarjet më të rëndësishme të diplomacisë kulturore shqiptare në arenën ndërkombëtare. Publiku francez do të ketë mundësinë, nga 13 qershori deri në 13 nëntor 2026, të admirojë ekskluzivisht koleksionin e jashtëzakonshëm të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës, me mbi 45 ikona të përzgjedhura që dëshmojnë pasurinë artistike, historike dhe shpirtërore të Shqipërisë. Veprat e mjeshtërve të mëdhenj si Onufri, vëllezërit Zografi dhe Mësues Kostandini sjellin para vizitorëve një trashëgimi unike, e cila e vendos Shqipërinë denjësisht në hartën kulturore të Europës dhe forcon më tej...