“Brez pas brezi” nga Ansambli Popullor, artistët në skenë për muzikën dhe traditën shqiptare
Nga Julia Vrapi Artistët e Ansamblit Popullor këtë mbrëmje ngjiten në skenë për muzikën dhe traditën shqiptare. Koncerti “Brez pas brezi” nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore zhvillohet edhe si një nga momentet e veçanta të veprimtarisë artistike këtë sezon, një takim i rrallë brezash, ku emra të njohur të skenës bashkohen me artistë të rinj, që sapo kanë nisur rrugëtimin e tyre artistik. Koncerti që do të zhvillohet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë është i ndërtuar me një program të pasur artistik. Një mbrëmje, ku artistët e Ansamblit Popullor bashkohen sonte në skenë, duke përçuar historitë dhe kujtimet e tyre, dhe duke ngjallur tek publiku gëzim, nostalgji dhe admirim për muzikën dhe vallet e traditës shqiptare....
Burimi:
sot.com.al