Bie shi, Adrianë

Bie shi, Adrianë

Poezi nga Mitrush Kuteli Bie shi,Adrianë,bie shi i qetë mbi qytet,shi që më bluan e më vret,dhe s’di ku të shkojnëpër Tiranë. Të kërkoj,Adrianë,me ankth nëpër qytetn’ e shkretë,ku shtrydhen retëdhe diell s’lind e s’perëndonpërmbi Tiranë. O sa çudi,Adrianë,të duash të mos jesh njeri,dhe gurëve t’u kesh zili,-se gurët s’vuajnë kur bje shipërmbi Tiranë!/KultPlus.com