Biblioteka Kombëtare e Kosovës vazhdon të tërheqë turistë dhe vizitorë nga diaspora

Biblioteka Kombëtare e Kosovës vazhdon të tërheqë turistë dhe vizitorë nga diaspora

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” po vazhdon të jetë një nga destinacionet më të vizituara kulturore në vend edhe gjatë sezonit veror. Përmes një njoftimi, Biblioteka bën të ditur se edhe gjatë muajve të verës ka mirëpritur një numër të madh turistësh dhe vizitorësh nga diaspora, të cilët e kanë përfshirë institucionin në itinerarin e tyre gjatë qëndrimit në Kosovë. Sipas Bibliotekës Kombëtare, ky interes i vazhdueshëm dëshmon se institucioni mbetet një pikëtakim i rëndësishëm i dijes, kulturës dhe trashëgimisë, pavarësisht stinës. “Faleminderit të gjithë atyre që e bëjnë bibliotekën pjesë të përvojës së tyre në Kosovë!”, thuhet në njoftimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”./KultPlus.com