Biblioteka Kombëtare e Kosovës vazhdon digjitalizimin e materialeve bibliotekare

Biblioteka Kombëtare e Kosovës vazhdon digjitalizimin e materialeve bibliotekare

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se procesi i digjitalizimit të materialeve bibliotekare po vazhdon me intensitet të lartë dhe sipas standardeve të larta të cilësisë. Sipas njoftimit, puna e përditshme përfshin digjitalizimin e librave, gazetave dhe botimeve të rralla, me synim ruajtjen afatgjatë të trashëgimisë dokumentare dhe rritjen e qasjes për studiuesit, hulumtuesit dhe publikun. Nga Biblioteka Kombëtare theksojnë se ruajtja e materialeve përmes teknologjisë përbën një investim të rëndësishëm për dijen dhe për brezat e ardhshëm, duke kontribuar në mbrojtjen dhe promovimin e pasurisë kulturore të vendit./KultPlus.com