Behar Gjoka: Çmimet letrare duhet të jenë garë e hapur, me pjesëmarrjen e lirë të autorëve konkurrues

Behar Gjoka: Çmimet letrare duhet të jenë garë e hapur, me pjesëmarrjen e lirë të autorëve konkurrues

Nga Julia Vrapi Çmimet Kombëtare të Letërsisë edhe pse janë pohuar si një ngjarje e rëndësishme janë shoqëruar me debate mbi transparencën, kriteret dhe strukturën e tyre. Kriteret e pjesëmarrjes dhe mekanizmat e përzgjedhjes së veprave për konkurrim, kategoritë e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, përbërja dhe funksionimi i jurisë vlerësuese apo dhe hartimi i politikave për promovimin e autorëve dhe veprave fituese gjatë gjithë vitit ishin në qendër dhe të një takimi, që zhvilloi Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit këto ditë, ku të pranishëm ishin autorë, studiues të letërsisë, përkthyes dhe botues. I pranishëm në këtë takim shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë Behar Gjoka thekson rëndësinë e rishikimit të mekanizmave ekzistues të përzgjedhjes dhe vlerësimit, duke kërkuar korrigjimet e nevojshme që do ta bënin...