Producenti Nicolas Altmayer dhe drejtuesja e ‘Dior’, Mathilde Favier vdesin në aksident
Producenti francez Nicolas Altmayer, bashkëthemelues i kompanisë së suksesshme të prodhimit “Mandarin & Compagnie”, dhe bashkëshortja e tij, Mathilde Favier, drejtuese me përvojë e “Dior”, humbën jetën në një aksident automobilistik në Francë më 17 gusht. Ata ishin përkatësisht 61 dhe 56 vjeç, shkruajnë mediat e huaja. Vdekja e tyre ka tronditur industrinë franceze të filmit dhe të modës. Altmayer e themeloi “Mandarin & Compagnie”, e njohur më parë si “Mandarin Production”, së bashku me vëllain e tij, Eric Altmayer, në vitin 1996. Që atëherë, kompania ka prodhuar më shumë se 70 filma artistikë. Ndër veprat më të njohura të Altmayer-it përfshihen komedia e suksesshme e James Huth, “Brice De Nice”; filmat “OSS 117” të Michel Hazanavicius; “Chocolat” i Roschdy Zem; si dhe “The First...
Burimi:
kultplus.com