Arti tek biznesi-estetikë dhe edukim
Nga Pandi Madhi- menaxher arti dhe kurator Në qershor të vitit 2020, kur COVID-19 ishte në kulmin e tij, bashkë me mikun tim, artistin Abaz Hado, diskutonim se si mund të ndikonte arti në ato momente të vështira. Ideja erdhi shpejt. Arti duhej të ekspozohej tek selitë e bizneseve, të cilat funksiononin diku. Pasi studiuam dhe vizituam disa ambiente biznesesh, erdhi zgjidhja: Zyra qendrore e Credins Bank. Historia më pas ishte e thjeshtë. Biseduam me drejtuesit e Bankës, të cilët me shumë pozitivitet dhe krahëhapur na ofruan ambientet e bukura të hollit të selisë qendrore. Në tetor të vitit 2020, ekspozita u hap. Në të piktori Abaz Hado prezantoi 21 vepra, nga të cilat shumica e tyre ishin me një stil abstrakt, me një kolorit...
Burimi:
sot.com.al