“Animacion” në Galerinë FAB, ekspozita që ndërthur artin pamor, historinë dhe praktikat bashkëkohore të animacionit
Nga Julia Vrapi “Animacion” vjen si një ekspozitë e re në jetën artistike dhe kulturore të Tiranës këtë sezon, që ndërthur artin pamor, historinë dhe praktikat bashkëkohore të animacionit. Ekspozita që u çel këto ditë në mjediset e galerisë FAB pranë Universitetit të Arteve në Tiranë, prezanton krijimet e studentëve të Atelier Grafikës. Ekspozita sjell një vështrim mbi animacionin si gjuhë artistike, akademike dhe eksperimentale, duke ndërthurur historinë, procesin krijues dhe perspektivat e tij bashkëkohore dhe u hap me pjesëmarrjen e artistëve dhe profesorëve të ftuar Gazmend Leka dhe Bujar Kapexhiu. Pedagogët Ardian Isufi dhe Petraq Papa thonë se animacioni është një nga gjuhët artistike më komplekse dhe më magjepsëse të kulturës moderne, sepse i vendosur në kufirin ndërmjet artit pamor, kinemasë, muzikës, letërsisë dhe...
Burimi:
sot.com.al