“anGjelus Novus” – Ekspozita e parë personale e Arianit Laknës në Kosovë fton publikun të ndërtojë tregimet përtej kornizës së pikturës
Dilara Sollova Në Open Art Gallery u hap ekspozita personale e artistit Arianit Lakna, e titulluar “anGjelus Novus”, një projekt që ndërton një univers vizual ku figura e gjelit shndërrohet në simbol të disiplinës, punës, përditshmërisë dhe krijimit. Me koncept nga StoryLab, kurim nga Artrit Bytyçi dhe produksion nga Naim Spahiu, ekspozita sjell gjashtëmbëdhjetë vepra të realizuara gjatë viteve 2025–2026, të organizuara në tri cikle tematike: “Etikë Punëloje”, “Përqafime” dhe “Përditshmëri”. Titulli i ekspozitës nuk është zgjedhur rastësisht. Ai hyn në dialog me veprën ikonike “Angelus Novus” të Paul Klee dhe me interpretimin filozofik që i ka bërë Walter Benjamin, por pa mbetur peng i tij. Përkundrazi, ekspozita propozon një lexim të ri, ku engjëlli i historisë zëvendësohet nga një figurë tjetër, gjeli, i cili nuk shikon...
Burimi:
kultplus.com