“Americana” mbyll sezonin e Filharmonisë së Kosovës me një udhëtim madhështor nga Gershwin te Bernstein
Dilara Sollova Ka mbrëmje që përfundojnë me duartrokitje dhe ka të tjera që vazhdojnë të jehojnë edhe pasi tingulli i fundit është shuar. Janë ato koncerte që nuk maten vetëm me repertorin e interpretuar apo me emrat që ngjiten në skenë, por me mënyrën se si arrijnë ta shndërrojnë një sallë koncertale në një hapësirë ku historia, kultura dhe emocionet bashkëjetojnë për disa çaste. Pikërisht një atmosferë e tillë mbizotëroi në mbrëmjen e fundit të sezonit artistik të Filharmonisë së Kosovës, ku muzika nuk u dëgjua vetëm si interpretim, por si një rrëfim që lëvizte nga një epokë në tjetrën, nga një kontinent në tjetrin dhe nga një identitet muzikor te tjetri. Që në minutat e para, para se dirigjenti të ngrinte shkopin dhe para...
Burimi:
kultplus.com