Akademia e Shkencave boton vëllimin IV të “Lidhja shqiptare e Prizrenit në dokumentet austro-hungareze”

Akademia e Shkencave boton vëllimin IV të “Lidhja shqiptare e Prizrenit në dokumentet austro-hungareze”

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka botuar librin “Lidhja shqiptare e Prizrenit në dokumentet austro-hungareze (korrik-shtator 1880), vëllimi IV”, me autorë Marenglen Verli dhe Parim Kosova. Botimi përfshin dokumente të periudhës 1 korrik – 30 shtator 1880, një etapë vendimtare në historinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kur shqiptarët u përballën me pasojat e vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe me përpjekjet për t’ia dorëzuar Ulqinin Malit të Zi. Sipas Akademisë së Shkencave, dokumentet e këtij vëllimi ofrojnë një pasqyrë të detajuar mbi sfidat politike dhe diplomatike të kohës, duke dëshmuar për mobilizimin dhe vendosmërinë e Lidhjes Shqiptare në mbrojtje të trojeve shqiptare përballë vendimeve të Fuqive të Mëdha. Materialet hedhin dritë edhe mbi marrëdhëniet komplekse brenda vetë Lidhjes, raportet e saj me Perandorinë Osmane,...