100 mijë vizitorë në Kalanë e Shkodrës
Kalaja e Rozafës ka kaluar tashmë shifrën e 100.000 vizitorëve për këtë vit, duke u konfirmuar si një nga monumentet e trashëgimisë kulturore më të vizituara në Shqipëri dhe si pika kryesore turistike e qytetit të Shkodrës. Shifra u bë e ditur nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër. Ky numër i lartë vizitash dëshmon interesin në rritje të publikut vendas dhe të huaj për historinë, arkitekturën dhe vlerat kulturore që mbart kjo kala, e cila prej shekujsh qëndron si një simbol i identitetit të Shkodrës. E ngritur mbi një kodër strategjike në hyrje të qytetit, rreth 130 metra mbi nivelin e detit, Kalaja e Rozafës ka një histori që shkon nga periudha ilire, duke kaluar më pas në faza të rëndësishme romake, bizantine, veneciane...
Burimi:
kultplus.com