Kultivoi 48 bimë narkotike në oborrin e banesës, pranga autorit në Lazarat

Kultivoi 48 bimë narkotike në oborrin e banesës, pranga autorit në Lazarat

Vijon puna për goditjen e tentativave për kultivimin e bimëve narkotike në të gjithë vendin. Një person është arrestuar në Gjirokastër pasi policia i gjeti 48 bimë narkotike në oborrin e banesës në fshatin Lazarat. Njoftimi: Gjirokastër/Vijojnë kontrolle intensive, në zbatim të planit operacional anticannabis, të koduar “Koordinata”. Arrestohet 1 shtetas që kishte kultivuar 48 bimë narkotike, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat. Si rezultat i shtimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi P. Gj.. Në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat, u gjetën të kultivuara 48 bimë...