Kulla Eiffel bëhet simbol i keqmenaxhimit në Francë

Kulla Eiffel bëhet simbol i keqmenaxhimit në Francë

Rasti bëri bujë në fillim të shtatorit: Menaxhmenti i Kullës Eiffel i kishte dhënë leje me shkrim një komuniteti konservator hindu, për të festuar hapjen e një tempulli në zonën e madhe të Parisit në një tubim privat në Kullën Eiffel - duke përjashtuar punonjëset femra. Më pas, gazeta Le Monde kaloi javë të tëra duke hetuar mbi kullën e famshme botërore. Në një artikull dyfaqësh, ajo i përshkroi gjetjet si "shkatërruese". Monumenti parizien, i ngritur nga Gustave Eiffel në vitin 1889, po zbulon gjithnjë e më shumë të njëjtat dobësi që karakterizojnë Francën sot: tejkalime të kostove dhe keqmenaxhim, neglizhencë dhe favorizim midis elitës pariziene. "Është një mrekulli që kulla është ende në këmbë!" ishte një koment në mediat sociale. Monumenti 330 metra i...