Kuko: Jemi në dyert e BE-së, Shqipëria ndër vendet me zhvillimin më të mirë në rajon
Nënkryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Romina Kuko, e ka cilësuar periudhën aktuale si një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, duke theksuar arritjet e vendit në rrugën drejt integrimit evropian. E ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, Kuko u shpreh se Shqipëria, pas 114 vitesh shtetformim, sot renditet ndër vendet me zhvillimin më të mirë ekonomik në rajon dhe është në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Duke iu referuar vlerësimit të reformave nga institucionet evropiane, ajo theksoi se Shqipëria ka performuar në nivele të larta. “Unë do të thoja se është një moment shumë i mirë i Shqipërisë. Jemi 114 vite shtet, i kemi mbijetuar dy luftërave botërore, një diktature që rrënoi shtetin dhe shoqërinë shqiptare, dhe sot flasim për...
Burimi:
javanews.al