Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kuko dorëhiqet si zv/ministre e Brendshme
👁7767
Kandidatja e listës së sigurt të PS-së në qarkun e Korçës, Romina Kuko ka dhënë dorëheqjen nga detyra si zv/ministre e Brendshme. Në një kërkesë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe për dijeni Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, Kuko ka njoftuar largimin nga detyra duke falënderuar për besimin dhe mundësinë për të shërbyer në këtë funksion. Me dorëheqjen nga ekzekutivi, ajo i hap rrugë uljes në Kuvend si përfaqësuese e mazhorancës në mandatin e ri parlamentar.