Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kukësi ngjyroset blu, PD-ASHM dominon ndaj PS, hapet kutia e parë e diasporës
👁4109
FOTO ILUSTRUESE KUKËS- Ka nisur procesi i numërimit të votave në qarkun e Kukësit, përfshirë edhe ato të diasporës. Deri më tani janë numëruar 9 kuti nga 139 gjithsej në këtë qark. Mes tyre, është hapur edhe kutia e parë e diasporës në Kukës. Sipas rezultateve, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore po kryeson ndaj Partisë Socialiste. Më konkretisht PD-ASHM, ka siguruar 1131 vota, ndërsa PS ka marrë 792 vota. Po ashtu, Partia Socialdemokrate ka marrë 667 vota. Procesi i numërimit po vijon nën monitorimin e përfaqësuesve politikë dhe vëzhguesve të autorizuar./ZËRI