Kujtesë për një kohë që mos u harroftë!

Kujtesë për një kohë që mos u harroftë!

Nga Gani Mehmetaj Filmi artistik “Era”, sipas skenarit dhe regjisë së Parta Kelmendit, me Zana Berishën, Alban Ukajn, Armend Smajlin, Irena Aliun May-Linda Kosumoviq, Melihate Qena, Kumrije Hoxha, Lum Veseli etj. Drejtor i fotografisë Naum Doksevski. Asnjë film i prodhimit më të ri në Kosovë nuk ta kujton të kaluarën e zymtë, gjendjen e depresionit dhe rezistencën e heshtur se sa filmi artistik “Era” i regjisores Parta Kelmendi. Është ndër filmat e pakët dhe më të realizuar për kohën dramatike të viteve të nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, atëherë kur na paralizuan, i mbyllën shkollat, e kufizuan lirinë e qarkullimit, e suprimuan autonominë dhe na shkëputën nga qytetërimi. Ishte vështirë të lëvizje, të merrje frymë, sepse dhuna, urrejtja dhe qarku i mbyllur të bënte neurotik,...