Kujdesi shëndetësor, ministrja Spahiu nga Durrësi: Përgjigje konkrete nevojave të pacientëve, angazhim dhe përkushtim çdo ditë!
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka zhvilluar një vizitë pune në Durrës, ku është fokusuar te forcimi i shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimi i kujdesit ndaj pacientëve. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spahiu theksoi rëndësinë e angazhimit të përditshëm për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe sfidave me të cilat përballet sistemi shëndetësor. “Puna për një kujdes shëndetësor më pranë qytetarit kërkon angazhim, bashkëpunim dhe përkushtim çdo ditë”, u shpreh ministrja. Gjatë takimit me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, fokusi ishte te një shërbim më i koordinuar dhe më i thjeshtë për pacientin, me synim që nevojat e tyre të marrin përgjigje sa më konkrete dhe në kohë. “Bashkë me ekipin tim, çdo ditë jemi të angazhuar për t’u dhënë përgjigje konkrete...
Burimi:
javanews.al