Kujdes/ Në këto data bllokohet superstrada Tiranë-Durrës! Ja oraret dhe devijimet e trafikut

Kujdes/ Në këto data bllokohet superstrada Tiranë-Durrës! Ja oraret dhe devijimet e trafikut

Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në autostradën Tiranë-Durrës duhet të bëjnë kujdes! Për shkak të punimeve për montimin e trarëve tërthorë në kuadër të projektit të zgjerimit të superstradës (Faza III), ARRSH ka njoftuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në të dyja krahët përgjatë dy netëve të ardhshme. Detajet e bllokimit dhe devijimet sipas akseve:Në drejtimin Tiranë-Durrës (Sot, 21 shtator, ora 23:00 – 05:00): Qarkullimi do të bllokohet përkohësisht. Trafiku do të devijohet nëpërmjet rampës për në Rinas, duke vazhduar në rrugën dytësore për t’u rikthyer sërish në superstradë përmes rrugës së Rinasit dhe rampës për në Durrës. Për mjetet e rënda (kamionët): Devijimi detyrohet të bëhet që nga rrethrrotullimi i “Casa Italia” për të shmangur dëmtimin e rampës provizore të Rinasit. Në drejtimin Durrës–Tiranë...