Kujdes me WhatsApp! Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron për sulme ndaj llogarive
Një paralajmërim vjen për përdoruesit e aplikacionit WhatsApp nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, pas raportimeve për raste të komprometimit të llogarive në rajon. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të marrin masa për të mbrojtur llogaritë e tyre nga tentativa të mundshme për marrjen e kontrollit. Sipas paralajmërimit, përdoruesit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm ndaj kërkesave për kode verifikimi, si dhe lidhjeve apo mesazheve të dyshimta që mund të përdoren nga persona të paautorizuar për të marrë akses në llogari. Njoftimi i plotë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar pas raportimeve të fundit në rajon për raste të komprometimit të llogarive WhatsApp. Në disa prej rasteve të raportuara, përdoruesit...
Burimi:
kohajone.com