Kufjet, Niçe dhe vetmia e njeriut modern
Kufjet (Headphones, earphones, earbuds) janë shumë më tepër sesa mjete për të dëgjuar muzikë. Ato janë një prej simboleve dhe elementeve më të vogla të një transformimi shumë më të madh: transformimit të marrëdhënies së njeriut me tjetrin, me autoritetin dhe mbi të gjitha, me vetveten. Nga Fitim Nuhiu Mund të ngrisni pyetjen me të drejtë: si mund të trajtohet një temë e tillë përmes një gjësendi të përditshëm, kaq të thjeshtë sa një palë kufje…? Por, ndërkohë që e trajtojmë, në fund mund ta gjykoni nëse kam pasur të drejtë për shqetësimet dhe konstatimet e mia. Kufjet krijojnë një paradoks të çuditshëm: njeriu është fizikisht në shoqëri, por psikologjikisht mund të jetë jashtë saj. Është aty, por nuk është plotësisht aty, dëgjon, por zgjedh...
Burimi:
kultplus.com