Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kufizohen transaksionet ‘cash’! Rregullorja e re e bankës: Këmbim valutor mbi 1 mln lekë, vetëm nëpërmjet bankave
Projekt-rregullorja e re e vendosur nga banka e Shqipërisë ka caktuar për herë të parë limite mbi veprimet në para fizike të kryera nga zyrat e këmbimit valutor. Të gjitha pikat e exchangeve nuk do të lejohen të kryejnë transaksione në ‘cash’, që tejkalojnë një shumë prej një milion lekësh. Përndryshe ky veprim duhet të kryhet nëpërmjet llogarive bankare. Banka e Shqipërisë ka kryer disa ndryshime në rregulloren për licencimin veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor duke forcuar kushtet për këto subjekte. Me qëllim zbutjen e informalitetit dhe luftimin e pastrimit të parave, kufizimet do të përfshijnë kryesisht...