Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ku do zhvillohet takimi Trump- Putin? Media amerikane: Në Romë. Agjencia ruse: Jo në Europë
Një samit i shumëpërfolur mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit rus Vladimir Putin, pritet të zhvillohet javën e ardhshme, por vendndodhja e tij mbetet ende e paqartë dhe e debatueshme mes mediave perëndimore dhe atyre ruse. Sipas medias amerikane Fox News, takimi mund të ndodhë që të hënën e ardhshme, me Romën si një nga kandidaturat kryesore për të mirëpritur dy liderët botërorë. Dy burime të afërta me procesin e negociatave i thanë rrjetit amerikan se Italia është një nga opsionet më serioze, edhe nëse takimi do të shtyhet për fundjavën. Fox News thotë se vendet evropiane mbeten favoritë, por në diskutim janë edhe alternativa jashtë kontinentit të vjetër. Por agjencia shtetërore ruse Tass ka hedhur poshtë menjëherë spekulimet për Romën. Sipas një...