Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kthimi i emigrantëve me gomone! Hyn në fuqi marrëveshja Francë-Angli për kthimin e azilkërkuesve që kalojnë detin
Një marrëveshje mes Londrës dhe Parisit, sipas së cilës Britania mund të kthejë disa emigrantë që kalojnë Kanalin me anije të vogla mbrapsht në Francë, do të hyjë në fuqi të sot, njoftoi Ministria e Brendshme e Britanisë. Kjo marrëveshje, e arritur midis Starmer dhe Macron muajin e kaluar. Të dy qeveritë nënshkruan tekstin përfundimtar javën e kaluar. Sipas kësaj skeme, emigrantët që mbërrijnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar mund të ndalohen dhe kthehen në Francë nëse konsiderohen të papërshtatshëm për azil. Në këmbim, Britania do të pranojë një numër të barabartë emigrantësh nga Franca që mund të aplikojnë për azil përmes një platforme online, duke u dhënë përparësi shtetësive më të cenueshme ndaj trafikantëve dhe njerëzve me lidhje në Britani. Numri i emigrantëve...