Ksenofon Krisafi: Shqipëria, krijesë e diplomacisë së Fuqive të Mëdha, apo produkt i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare

Ksenofon Krisafi: Shqipëria, krijesë e diplomacisë së Fuqive të Mëdha, apo produkt i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare

Pavarësia dhe shteti shqiptar ishin rezultat i kontributit të faktorit vendas, i luftrave dhe i përpjekjeve të vazhdueshme të shqiptarëve për t’u shkëputur nga perandoria osmane dhe për të konstituuar shtetin e tyre. Por, ngandonjëherë kujdesi i tepruar për të afirmuar rolin e tij ka shkuar deri në ekstrem, deri në injorimin e faktorit të jashtëm. E vërteta është se faktori i brendshëm dhe ai i jashtëm, në një periudhë të caktuar historike, vepruan bashkërisht, interferuan te njeri-tjetri dhe sollën si rezultat daljen e Shqipërisë si subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe veçanërisht njohjen e saj nga aktorët kryesorë të skenës ndërkombëtare të kohës, që u realizua pikërisht nga Konferenca e Ambasadorëve e Fuqive të Mëdha, mbajtur në Londër, në dhjetor 1912- gusht 1913. Në...