Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryetari i komisionit humb nënën, vonesë në hapjen e qendrës së votimit në Vlorë
👁2503
Teksa procesi ka nisur në pjesën më të madhe të qendrave të votimit, një incident i pazakontë është shënuar në Vlorë. Në qendrën e votimit nr. 44/71/2, votimi nuk ka nisur ende për shkak të mungesës së komisionerëve. Dy prej tyre janë larguar për arsye familjare, ndërsa raportohet se kryetari i komisionit nuk ka qenë i pranishëm pasi ka humbur mamanë, një ngjarje që ka ndikuar në mosfunksionimin e qendrës.