Kryetari i Fushë Kosovës kërkon dorëheqjen e drejtorit të gjimnazit “Hivzi Sylejmani” për bojkotimin e ceremonisë së 28 Nëntorit

Kryetari i Fushë Kosovës kërkon dorëheqjen e drejtorit të gjimnazit “Hivzi Sylejmani” për bojkotimin e ceremonisë së 28 Nëntorit

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të gjimnazit “Hivzi Sylejmani”, si dhe masa ndaj një pjese të personelit të shkollës, për shkak të mospjesëmarrjes në ceremoninë komunale të organizuar për shënimin e 28 Nëntorit. Gjatë fjalimit të tij në manifestimin e mbajtur të enjten në këtë shkollë, Prebreza e ka cilësuar mungesën e drejtorit dhe të një pjese të stafit si bojkot të aktivitetit dhe mungesë respekti ndaj festës kombëtare. Ai ka shprehur pakënaqësinë e tij për mungesën e personelit, veçanërisht për faktin se në ceremoni ishin të pranishëm edhe veteranë e invalidë të luftës. “Siç po e vëreni në këtë manifest, salla nuk është e mbushur plot. Konsideroj se gjithë kolektivi që gjendet në këtë shkollë, e...