Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja: “Miqtë e Malit”, traditë dhe turizëm në një festë unike në Gjinar
Gjinari mirëpriti sërish qindra vizitorë në festën tashmë tradicionale “Miqtë e Malit”, e cila u zhvillua nën kujdesin e posaçëm të kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja. Aktiviteti, i kthyer prej vitesh në një ndër ngjarjet më të dashura të verës, solli gjallëri, trashëgimi dhe argëtim në zemër të Shpatit. Shijet bio nga prodhimet vendase, mjaltë, reçelra dhe erëza malore u prezantuan në një panair ku natyra takohej me traditën. Artizanatet shumëngjyrëshe, punuar me pasion nga gratë e zonës, i dhanë festës shpirtin e duarve shqiptare. Dhe si gjithmonë, muzika nuk mungoi. Artistët më të dashur të skenës ndezën atmosferën...