Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryetarët e Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë
👁11996
Gjykata e Lartë e Shqipërisë, në bashkëpunim me CEELI Institute, organizon më 9-10 qershor në Vlorë Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore. Konferenca do të përshëndetet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa pjesëmarrës do të jenë mbi 20 kryetarë dhe gjyqtarë të lartë nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Po ashtu të pranishëm në këtë konferencë do të jenë edhe përfaqësues të CEELI Institute dhe gjyqtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është një ndër forumet më të rëndësishme gjyqësore i këtij niveli, që i jep njëkohësisht Shqipërisë...