Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër – këto janë pikat që pritet të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër – këto janë pikat që pritet të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet nesër, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër, më 25 shtator, do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Sipas njoftimit të Kuvendit, në rendin e ditës është përfshirë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare. Po ashtu, Kryesia pritet të shqyrtojë Raportin për shpenzimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025. Në rend dite janë përfshirë edhe çështje të tjera që lidhen me fushëveprimtarinë e Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja pritet të trajtojë kështu çështje që lidhen me funksionimin dhe organizimin e mëtejshëm të punës së Kuvendit. /Periskopi/