Kryeparlamentarja Spiropali: Zgjerim i bashkëpunimit ekonomik, tregtar e parlamentar me Algjerinë

Kryeparlamentarja Spiropali: Zgjerim i bashkëpunimit ekonomik, tregtar e parlamentar me Algjerinë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti këtë të martë në një takim ambasadoren e Algjerisë në Shqipëri dhe Greqi, Zaina Benhabouche. Gjatë takimit, Spiropali vlerësoi se janë të gjitha mundësitë për thellimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar e parlamentar mes dy vendeve. “Janë të gjitha mundësitë për thellimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar e parlamentar, duke e shndërruar miqësinë mes vendeve tona në një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, u shpreh kryeparlamentarja Spiropali.
Burimi: Kohajone.com