Kryeparlamentarja Spiropali vendos kurorë me lule te Mauzoleu i Mustafa Qemal Ataturkut

Kryeparlamentarja Spiropali vendos kurorë me lule te Mauzoleu i Mustafa Qemal Ataturkut

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali filloi sot vizitën zyrtare në Turqi, e ftuar nga Presidenti i Asamblesë së Madhe Kombëtare, Numan Kurtulmuş. Pas takimit, Spiropali dhe Kurtulmuş mbajtën nga një deklaratë për mediat. Spiropali dhe delegacioni i Kuvendit u përshëndetën në seancën plenare të Parlamentit të Turqisë. Në nisje të vizitës, Kryetarja Spiropali, e shoqëruar nga delegacioni i Kuvendit, vizitoi Mauzoleun e Mustafa Qemal Ataturkut, ku vendosi një kurorë me lule si edhe Muzeun e Luftës për Pavarësi.
Burimi: Kohajone.com