Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryeparlamentarja Spiropali në Belgjikë, pritet nga presidenti i Senatit: Thellim i bashkëpunimit
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u prit sot një takim në Bruksel (Belgjikë) nga presidenti i Senatit, Vincent Blondel. Gjatë takimit Spiropali dhe Blondel ndanë vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh parlamentar. Spiropali i shprehu Blondel mirënjohjen për mbështetjen e Belgjikës ndaj Shqipërisë. ”Me Presidentin e Senatit, Vincent Blondel, ndamë vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe parlamentar. Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj planit ambicioz, por realist, të Shqipërisë për mbylljen e negociatave dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian🇪🇺 brenda kësaj dekade”,-shkruan Spiropali. Spiropali mori pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, zhvilluar në...