Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryen manovra të rrezikshme në “Bllok”, dëmtohen 4 automjete. Policia i gjen armë
Policia e Tiranës ka ndjekur një automjet në rrugën “Myslym Shyri”, që dyshonte se kishte armë brenda. Ndjekja përfundoi te rruga “Andon Zako Çajupi” në “Bllok”, ku automjeti Audi Q8 ka ndaluar pasi ka goditur 4 automjete, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Policia pasi ka arritur ta ndalojë makinën, një person është kapur dhe është sekuestruar një armë zjarri. E gjithë skena e ndjekjes është parë nga qytetarët dhe ka krijuar panik për shkak se mjeti në ndjekje ka kryer manovra për t’i shpëtuar policisë.