Kryeministri thotë se konsultohet me ChatGPT: I kërkoj një mendim të dytë

Kryeministri thotë se konsultohet me ChatGPT: I kërkoj një mendim të dytë

Bota E Martë, 5 Gusht 2025 21:07 Deklarata e kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson se shpesh përdor ChatGPT dhe modele të tjera të inteligjencës artificiale për të marrë një mendim të dytë, ka ngjallur reagime të shumta në mediat vendase dhe ndërkombëtare. ”E përdor shumë shpesh, qoftë edhe vetëm për një mendim alternativ. Çfarë kanë bërë të tjerët? A duhet të mendojmë të kundërtën? të këtij lloji janë pyetjet që bëj”,-tha Kristersson. Ai shtoi se edhe kolegët e tij në qeveri përdorin teknologjitë e inteligjencës artificiale në mënyrë të ngjashme. Një hulumtuese e cila foli për të njëjtën gazetë, paralajmëroi se përdorimi i platformave si ChatGPT për çështje të ndjeshme mund të jetë i rrezikshëm, dhe kërkoi kujdes në mënyrën e përdorimit të këtyre mjeteve...