Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton familjare nga Samiti Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor i mbajtur në Bruksel. Pesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë rreshtuar krah Antonio Costa-s, President i Këshillit Europian dhe Ursula Von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian. Në fotot e ndara nga Kryeministria, Rama shihet teksa është përshëndetur me zyrtarët e lartë europianë, por edhe krah kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Burimi:
javanews.al