“Drejt BE me ritëm mbresëlënës”- Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë! Zgjerimi nevojë strategjike
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar ritmin e vendit drejt anëtarësimit si mbresëlënës. Gjatë fjalës së saj në samitin BE-Ballkani Perëndimor, ajo theksoi se zgjerimi është një domosdoshmëri strategjike për Europën, ndërsa nënvizoi përfitimet konkrete që vendet e rajonit po marrin përpara anëtarësimit, përmes Planit të Rritjes dhe integrimit gradual në tregun e përbashkët europian. “Zgjerimi është një domosdoshmëri strategjike për Evropën. Dhe sot, ky momentum është real. Nëse shohim të gjitha negociatat që po zhvillojmë, jemi në rrugën e duhur për të hapur dhe mbyllur mbi 100 kapituj këtë vit. Ky është një progres i jashtëzakonshëm dhe vjen në një moment vendimtar. Bota përreth nesh, siç e thatë edhe...
Burimi:
javanews.al