Kryeministri Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e PD-së braktisin sallën
Deputetët e Partisë Demokratike, së bashku me kreun e PD-së, Sali Berisha, kanë braktisur seancën plenare në Kuvend, menjëherë pasi kryeministri Edi Rama mori fjalën për të diskutuar projektbuxhetin e vitit 2027. Largimi i deputetëve demokratë erdhi në shenjë proteste ndaj projektbuxhetit, të cilin opozita e cilëson si një buxhet që i shërben korrupsionit dhe jo interesave të qytetarëve. Opozita ka kundërshtuar gjithashtu mënyrën e shpërndarjes së fondeve dhe prioritetet e përcaktuara nga qeveria në dokumentin financiar për vitin e ardhshëm.
Burimi:
gijotina.com