Berisha: Mullari i zi në raportin e BE qëndron lubia dhe palloshi i gjatë, do shkoni aty ku e keni vendin

Berisha: Mullari i zi në raportin e BE qëndron lubia dhe palloshi i gjatë, do shkoni aty ku e keni vendin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend tha se qeveria e ka humbur legjitimitetin. Berisha akuzoi mazhorancën se ka ardhur në pushtet përmes zgjedhjeve të manipuluara dhe se është e përfshirë në korrupsion. Po ashtu, kreu i PD deklaroi se ne raportin e BE, “mullari i zi është lubi Balluku”. “Ju mblidheni këtu si banda e Lalzit. A e kuptoni ju se çfarë përshtypje keni bërë tek shqiptarët ju? A e kuptoni ju se çdo gjë mund të dukeni, por zyrtarë nuk jeni më? A e kuptoni që Padrino të gjithë fjalën e kishte kundër jush se po i vjen fundi? A e u kuptoni ju se Suel Çela deklaroi se paguaj rroga ministrash, dhe më duket të ka paguar...