“Keni bërë buxhetin e hajdutërisë!”, Rama përplaset me Berishën në Kuvend: Sali po të bien pantallonat, ik tani

“Keni bërë buxhetin e hajdutërisë!”, Rama përplaset me Berishën në Kuvend: Sali po të bien pantallonat, ik tani

Një batutë e kryeministrit Edi Rama nga vendi ka shoqëruar përplasjen me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Në përfundim të fjalës së kryedemokratit, i cili po lëshonte akuza ndaj qeverisë dhe mazhorancës për korrupsionin, zgjedhjet dhe menaxhimin e buxhetit, Rama dëgjohet t’i drejtohet nga vendi me fjalët “Sali, po të bien pantallonat, ik tani”. Ndërhyrja e kryeministrit erdhi në një moment kur Berisha po akuzonte mazhorancën se nuk ka legjitimitet për të miratuar buxhetin, pasi, sipas tij, ka ardhur në pushtet përmes zgjedhjeve të manipuluara dhe ka mbrojtur korrupsionin. “Banda e Lalzit, çdo gjë mund t’u dukeni shqiptarëve, vetëm zyrtarë nuk iu dukeni më. Nuk keni asnjë të drejtë të merreni me buxhet ju, nuk keni legjitimitet,...