Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kryeministri Rama mban fjalën, emëron si zv.ministre Ina Majkon
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e dhënë në muajin maj për Ina Majkon. Siç e kishte deklaruar edhe gjatë fushatës, që nëse kandidatja e Sarandës Ina Majko nga komuniteti rom, nuk fironte mandatin e deputetes, do të emërohej në ministri. Sot me vendim të Këshillit të Ministrave, Ina Majko është emëruar zëvendës ministre e Shëndetësisë. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Znj. Ina Majko...