Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryeministri Rama: Lumi Buna rrjedh i lirë pas shumë vitesh
Pas dekadash bllokimesh, lumi Buna në Shkodër ka rifituar rrjedhën e lirë në shtratin e vet natyral. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale, ku njoftoi për përfundimin me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin dhe çlirimin e zonës së Dajlanit. “Mirëmëngjes 😊 dhe me lumin Buna, që pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet, pas mbylljes me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin e çlirimin e shumëpritur të zonës së Dajlanit në Shkodër, ju uroj një fundjavë të mbarë 🫶”, shkruan Rama.