Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu: Do të godasim çdo vend, çdo objektiv të regjimit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu: Do të godasim çdo vend, çdo objektiv të regjimit

Bota E Shtunë, 14 Qershor 2025 17:24 Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi në një video të sapo-publikuar se Izraeli është gati të sulmojë “çdo vend dhe çdo objektiv” të regjimit iranian, përfshirë objektivat e pasurimit të uraniumit dhe kapacitetet balistike. “Kemi shkaktuar një goditje të rëndë ndaj vendit kryesor të pasurimit të Iranit dhe nëse është e nevojshme do ta godasim përsëri. Ekziston një kërcënim i madh nga raketat balistike, kemi ndërmarrë veprime për të shkatërruar kapacitetet e Iranit në prodhimin e raketave balistike”, deklaroi Natanyahu.
Burimi: Kohajone.com