Kryeministri i Katarit: Lufta SHBA-Izrael ndaj Iranit shkaktoi ‘tërmet’ në rajon
Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ka paralajmëruar se pasojat e luftës SHBA-Izrael ndaj Iranit kanë shkaktuar një tronditje të madhe në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Duke folur të dielën në hapje të një aktiviteti të Forumit Ekonomik të Katarit në Nju Jork, në kuadër të takimeve për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri i shtetit të Katarit e përshkroi ndikimin ekonomik të konfliktit si “një tërmet”, valët goditëse të të cilit kanë prekur edhe ekonominë dhe sigurinë përtej kufijve të rajonit. Sipas tij, kriza ka vënë në pikëpyetje disa prej supozimeve mbi sigurinë dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme. Ai tha se gjatë krizës, diskutimet mes vendeve nisën kryesisht me çështjet e sigurisë...
Burimi:
javanews.al